Premium Store
02

Qefsere Hasani Sejdiu – një nga noteret më të përkushtuara në Mitrovicë

Qefsere Hasani Sejdiu është në mesin e noterëve që iu shtuan Mitrovicës kohëve të fundit.

Ajo ka lindur në Çabër dhe arsimin fillor e kreu në vitin 1981. Shkollën e mesme në drejtimin e infermierisë në vitin 1985 në Mitrovicë. Ndërsa kreu studimet në fakultetin juridik më 1990.

Weelnes

Ajo vazhdoi formimin arsimor në nivel të magjistraturës dhe kreu studimet me temën “Mashtrimi i konsumatorit si vepër penale në territorin e Prishtinës.

Por ajo nuk u ndal me kaq dhe kreu edhe shkollimin për nutricizëm e dietologji në vitet 2015-2016.

Punoi në arsim si mësimdhënëse në SHME “Hasan Prishtina” në Mitrovicë nga viti 1996 deri më 2024.

Në vitin 2024 u zgjodh notere e re në regjionin e Mitrovicës së Jugut dhe vazhdon ta ushtrojë këtë profesion.

Është bashkëshortja e kardiologut të njohur nga Mitrovica, Basri Sejdiu.

Profesionin e noteres e kryen me përkushtim dhe rekomandim të lartë, çka na lejon ta rekomandojmë për çdonjërin.

Zyren e saj mund ta gjeni afër postës kryesore në Mitrovicë./MitrovicaSot/

Premium Store