Medi
LAJMESPORT

Hajrizi për FBK: Më fyu gjakun, djersën dhe rezultatet

 

Basketbollisti mitrovicas, Drilon Hajrizi ka reaguar ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës të cilët nuk ndan çmimi për të, e që qasjen e tillë Hajrizi e quajti më shumë se fyerje ndaj tij, shkruan Mitropol.

Medi

Hajrizi tha se nga salla e operacionit ka shkuar direkt në palestër për të dhënë maksimumin për ekipin, ndërsa injorimi nga FBK ndaj tij, sot ishte fyerje për gjakun, djersën e rezultatet.

Postimi i plotë:

Dashamirë,

Injorimi që më bëri Federata e Basketbollit të Kosovës është më shumë se fyerje. Nuk shkruajta dhe nuk e kisha ne plan të shkruaja asgjë sepse tingëllonte si një lloj oportunizmi, por ajo që më nxiti të shkruaja është modeli që po e lëmë pas. Pa modesti, vitin e kaluar isha model i mirë, më i miri!

Nga salla e operacionit, e me fasha në kokë direkt shkova në Minatori. E dija që nuk mundem të futem menjëherë në lojë, por përçova shpirtin tim luftarak aty. Shpirtin, djersën dhe zemrën e dhurova për Trepçë kampion!

Kjo që bëri Federata e Basketbollit të Kosovës sot më fyu gjakun, djersën dhe rezultatet. Sido që të jetë ata e fyen veten! Unë nuk ndalem kurrë! Do të luftoj deri sa të shtjerrem i tëri për Kosovë, për Mitrovicën, për Trepçën!

Dardan Berisha është lojtar emblematik i Kosovës. Ai është ikonë e Kosovës dhe lojtari më i sukseshëm shqiptar në arenën ndëkombëtare. Vitin e kaluar unë isha më i miri në Superligën e Kosovës.

Ju faleminderit,
DH12

Weelnes