Premium Store
02

Dr. Edita Blakaj-Shala vlerësohet me mirënjohje nga Spitali Sheikh Zayed në Vushtrri

Dr. Edita Blakaj-Shala është nderuar me mirënjohje nga Spitali Sheikh Zayed – Vushtrri, si vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në shërbim të pacientëve.

Përmes një postimi publik, Dr. Blakaj-Shala ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj institucionit, stafit dhe kolegëve për besimin dhe respektin e treguar, duke theksuar se ky çmim për të është një forcë e re për të vazhduar punën me dashuri, përgjegjësi dhe përkushtim.

Dukato 1

Ajo ka theksuar se kjo mirënjohje u dedikohet mbi të gjitha pacientëve të saj, të cilët, sipas saj, janë arsyeja pse kjo punë ka kuptim të veçantë.

Në prag të Vitit të Ri, Dr. Edita Blakaj-Shala ka uruar shëndet, paqe dhe shpresë për të gjithë.

Koha