Medi
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Filloi vendosja e rrathëve dekorativ në sheshin e Mitrovicës (FOTO)

Mbrëmë për herë të parë u ndizën dritat e Vitit të Ri në sheshin e Mitrovicës, kështu nga mbrëmë sheshi i qytetit të Mitrovicës do jetë i ndriçiar me dritat e reja që janë vendosur për kremtimin e festës së Vitit të Ri, shkruan Mitropol.

Dekorimi i sheshit vetëm me drita për dallim nga qytetet e tjera mbetej shumë i thjeshtë, andaj ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit në shesh ka filluar vendosja e rrathëve dekorativ ndriçues.

Medi

Sonte në shesh punimet për rrathët janë duke vazhduar, duke ia shtuar kështu hijeshinë qytetit me rastin e festimeve të Vitit të Ri.

Kujtojmë që dekorimi po kryhet me mjetet financiare të bizneseve lokale pasi Komuna nuk ka buxhet për ta kryer dekorimin, pasi të gjitha paratë ia tërhoqi përmbaruesi për shkak të borxheve të mëdha./Mitropol/

Weelnes