
Mitrovicasi Ekrem Tahiri para pak çastesh ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses operimi i tij, shkruan Mitropol .
Ai lajmin e dha përmes Facebook-ut, ku ka falenderuar nga zemra secilin që e ndihmoi në forma të ndryshme.
Tahiri nuk ka harruar ta falënderojë edhe ekipin mjekësor nga Spitali Amerikan për profesionalizmin e treguar.
Postimi i plotë:
Mos i humb kurr shpresat se Allahu pas veshtersis sjell lehtesim.
Te dashurit e mi ju informoj se operimi perfundoj me sukses ne Spitalin Amerikan .
Falemnderoj epiken mjeksore qe me profesionalizem ma te madhin e perfunduan me sukses operimin time.
Ju falemnderoj secilin prej juve qe keto dit sme lat asniher vet dhe me ndihmuat ne forma ndryshe.Allahu ju begatoft e ju shperbleft e ju dhuroft knaqesi gjithmon ne familjet e juve
Me respekt Ekrem Tahiri.❤








