Active 2
KOSOVËLAJME

Një person u vra mbrëmë në Hajvali (FOTO)

Një person ka vdekur mbrëmë në Hajvali, pasi është goditur me thikë.

Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, i cili tha se viktima erdhi me plagë të rënda.

Active 1

“Po, ka vdekur. Kemi ndërhyrë për 1 orë e gjysmë. Ai ka ardhur me plagë të rënda”.

Ndërsa, lajmin për plagosjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast, nga një mjet i mprehtë, është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Koha