
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka bërë një postim lidhur me largimin e deponisë ilegale të mbeturinave pranë çerdhes publike të fëmijëve, shkruan Mitropol.
Peci tha se deponia e tillë për vite me radhë, ishte shqetësim i madh për qytetarët.
Postimi i plotë:
Te dashur qytetarë,
✅U bë largimi i deponisë ilegale të mbeturinave pranë çerdhes publike të fëmijëve, në zemër të qytetit.
🚨Kjo deponi mbeturinash, për vite me radhë, ishte shqetësim i madh për qytetarët. Kundërmimi, rreziku nga sëmundje të ndryshme dhe qentë endacakë, që e kishin si “shtëpi” të tyre, nga sot nuk kanë më vend aty.
Vazhdojmë përmbushjen e zotimit për Mitrovicën e pastër, të sigurt, të gjelbër dhe funksionale.💚








