Medi
02LAJME

Policia konfirmon raportimin e “Mitropol”, një person plagoset nga arma në Shipol, viktima në Spital e dorasi arrestohet nga Policia

 

“Mitropol” sot raportoi se një person është plagosur me armë zjarri në Mitrovicë.

Premium Store

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, Policia kishte rrethuar me shiritë dy anë të rrugës “Ilaz Kodra” në Shipol.

Nga Policia e Kosovës konfirmuan për “Mitropol” se rreth orës 14:00, Policia ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut

“Viktima i moshës madhore ( mashkull) i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e rastit, janë duke vazhduar procedurat e mëtejme hetimore.”, tha zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti për “Mitropol”.

Weelnes