
Me një mjeke specialiste të Fiziatrisë dhe një staf prej shtatë fizioterapistësh, të mbështetur nga aparaturë moderne dhe hapësira të kompletuara, Shërbimi i Fiziatrisë në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”në Mitrovicë ka arritur të ofrojë një numër të konsiderueshëm të vizitave specialistike dhe seancave të ndryshme fizioterapie.
Ky shërbim, i udhëhequr nga Dr. Hyrije Koci, në bashkëpunim me stafin e fizioterapisë, gjatë vitit 2025 ka ofruar shërbime shëndetësore për 840 pacientë, të cilët kanë realizuar gjithsej 31.834 seanca të ndryshme fizioterapie.
Të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime fizioaterapie fillimisht duhet të paraqiten për konsultë mjekësore tek mjeku, i cili pas vlerësimit mjekësor, do të përshkruaj nëse pacienti duhet të bëjë seanca fizioterapie, apo të trajtohet me terapi tjetër përcellëse për mjekim.








