
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, ka pritur në takim pianisten e mirënjohur ndërkombëtare, Melisa Ibrahimi, fituese e Çmimit të Argjendtë në Los Angeles.
Me një karrierë të pasur dhe mbi 32 çmime ndërkombëtare, Melisa Ibrahimi vlerësohet si një nga talentet më premtuese të gjeneratës së saj dhe ka performuar edhe në Moscow Conservatory.







