Aurora Group
02LAJME

Parandalohet kontrabandimi i dy telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë – ishin futur në një top futbolli

Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, bazuar në informacionet e Njësisë së Inteligjencës dhe në koordinim me Departamentin për Siguri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, është realizuar një bastisje nga stafi i sigurisë, me ç’rast është parandaluar një tentim për kontrabandim të mjeteve të ndaluara.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:10.

Weelnes

Gjatë kontrollit në hapësirat e jashtme të institucionit, konkretisht në oborr, zyrtarët kanë identifikuar nëntë topa të mbetur nga aktivitetet sportive të të dënuarve.
Pas verifikimit, brenda njërit top të dyshimtë janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobil të modelit iPhone, dy kartela SIM, si dhe një kabllo mbushëse.

Me këtë është parandaluar futja e mjeteve të ndaluara në institucion.

SHKK bën të ditur se për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat përkatëse hetimore dhe disiplinore.

Weelnes