
Një përleshje mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten në Mitrovicë, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor, shkruan Mitropol.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00, ku dy burrat e dyshuar janë përleshur ndërmjet vete pas eskalimit të mosmarrëveshjes.
Gjatë incidentit, lëndime ka pësuar edhe viktima, e cila kishte tentuar t’i ndalonte të dyshuarit, ndërsa më pas ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.








