Medi
02LAJME

Vodhi 8 çokollada në një market në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga kamerat e sigurisë

Në Mitrovicën e Veriut është raportuar një vjedhje në një market, ku një burrë dyshohet se ka marrë çokollata dhe është identifikuar nga kamerat e sigurisë, shkruan Mitropol.

Sipas informatave menaxherja e marketit, kishte vërejtur përmes kamerave të sigurisë se një person po largohej pa paguar çokollatat.

Premium Store

Pas raportimit, policia e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa i dyshuari pritet të lirohet në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Premium Store