Medi
02LAJME

Zhduken 300 litra naftë dhe pajisje nga një depo në Zveçan – hajnat marrin edhe kamerat

Një depo ndërtimore në Zveçan është cak i një vjedhjeje të rëndë, ku persona ende të paidentifikuar kanë marrë naftë, pajisje bakri dhe sistemin e kamerave të sigurisë.

Rasti është raportuar më 12 maj 2026 rreth orës 11:00 në fshatin Grabovc, pranë magjistrales së Ibrit.

Aurora Group

Sipas informatave, ankuesi T. R., rreth 74-vjeçar ka njoftuar Policinë se në depon ndërtimore që posedon, hajnat kishin hyrë dhe kishin marrë një sasi të konsiderueshme materialesh dhe pajisjesh.

Burimet bëjnë të ditur se nga depoja janë vjedhur: rreth 300 litra naftë të ruajtura në bidonë plastikë, gypa bakri për nxehje, dhe resiveri i kamerave të vëzhgimit.

Sinjali mëson se dëmi i përgjithshëm, sipas ankuesit, arrin vlerën rreth 3 mijë euro.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa hetuesit kanë nisur ekzaminimin për identifikimin e autorëve.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si: “Vjedhje”.

Hetimet janë në vazhdim.

Pellini