Medi
02LAJME

RASTI 2: Pas 54 vjeçarit, qentë e njejtë mbi Urën e Ibrit kafshojnë edhe një 21 vjeçar, sërish Carabinieri nuk reagon fare

Vetëm pak orë pasi një 54 vjeçar u sulmua nga qentë endacakë në afërsi të Urës së Ibrit, një rast tjetër i ngjashëm ka ndodhur sonte në të njëjtin lokacion, ku viktimë kësaj radhe mbeti një 21 vjeçar, mëson Mitropol.

Sipas informacioneve që ka siguruar Mitropol, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, pak para fillimit të ndeshjes Trepça – Bashkimi, në zonën pranë Urës së Ibrit, përballë palestrës “Minatori”, ku i riu kishte shkuar për ta ndjekur ndeshjen.

Aurora Group

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për të njëjtët qenë endacakë që më herët gjatë ditës kishin sulmuar edhe 54 vjeçarin në të njëjtën pjesë të qytetit.

Pas kafshimit, 21 vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, ku iu është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor dhe më pas i është përshkruar terapi kundër infeksionit.

Shqetësues mbetet fakti se, sipas dëshmitarëve, edhe gjatë këtij rasti ushtarët e Carabinierit italian që ndodheshin pranë urës nuk kanë reaguar fare, duke qëndruar vetëm si vëzhgues të situatës, pa ndërhyrë për t’i dalë në ndihmë të riut të sulmuar.

Rasti i dytë brenda ditës ka ngritur sërish shqetësime serioze për sigurinë e qytetarëve që frekuentojnë këtë pjesë të Mitrovicës, sidomos në oraret kur ka lëvizje më të mëdha të njerëzve për shkak të aktiviteteve sportive apo qarkullimit të përditshëm.

Ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të kritikojnë mungesën e veprimeve konkrete nga Komuna e Mitrovicës lidhur me problemin e qenëve endacakë, pavarësisht premtimeve të mëhershme për trajtimin dhe largimin e tyre nga hapësirat publike./Mitropol/

Active 1