Aurora Group
02LAJME

Kanos prokurorin gjatë seancës gjyqësore në Vushtrri, arrestohet vushtrriasi

Një rast i kanosjes është raportuar gjatë një seance gjyqësore në Vushtrri, ku një burrë i dyshuar ka kërcënuar prokurorin e rastit, njofton Mitropol.

Sipas informacionit të bërë të ditur nga Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 maj 2026, ndërsa i dyshuari është arrestuar pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të seancës ka kanosur viktimën, e cila në këtë rast ishte prokurori që po trajtonte lëndën.

Dukato 1

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë procedurat hetimore lidhur me incidentin./Mitropol/

Weelnes