Aurora Group
02KOSOVËLAJME

“Ka vështirësi në të ecur, mundim si në të vjellur, neurologu do e përcjell deri nesër”, flasin nga spitali për gjendjen e Mehanit

Gjatë ditës së sotme Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, shkruan Mitropol.

Si pasojë e sulmit, Mehani po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

London

Drejtori i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Gëzim Berisha tha se Hysni Mehani ndalet deri nesër në spital, sepse do i bëhen ekzaminime.

“Përveç lëndimeve më serioze në fytyrë, ka vështirësi në të ecur, mundim si në të vjellur, neurologu do e përcjell deri nesër.”, tha Berisha për “Mitropol”.

Lidhur me këtë rast është prononcuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, e cila ka qenë së bashku me Hysni Mehanin në momentin e sulmit.

“Zotëri Lushtaku u afrua dhe sulmoi zëvendësministrin Mehani. Fillimisht me telefon, pastaj me dorë, pastaj edhe me gotë, siç keni pasur mundësinë me pa edhe dëmin të cilin e ka në fytyrën e tij. Kur sekretari i qendrës tonë, Bardh Zabeli tentoi me ndërhyrë për me e qetësu situatën, me i nda pak, mos me vazhdu ajo përplasja fizike, ai u sulmua edhe nga disa persona të tjerë përreth, të cilët unë nuk i di se kush janë, as nuk i njoh, por ishin bashkë me zotëri Lushtaku në atë moment”, deklaroi Fejza.

Weelnes