Premium Store
02LAJME

Liridon Kurti: Nesër në shesh dhe në marketet e Mitrovicës nis mbledhja e fondeve për familjet në nevojë

Aktivisti mitrovicas, Liridon Kurti, përmes një video mesazhi ka njoftuar se nesër në sheshin e Mitrovicës dhe në marketet e qytetit, do të filloj aktiviteti për mbledhjen e fondeve për familjet në nevojë, shkruan Mitropol.

Kurti, ka theksuar se stina e dimrit është stina ku rriten shpenzimet e familjeve, e për familjet në nevojë këto shpenzime janë të papërballueshme.

Dukato 1

Ai ka shtuar se bashkë me organizatën Islamic Relief, do të mbledhin fonde për nevojtarët.

Për të kontribuar kontakto 049580573 ose Liridon Kurtin në inbox.

#share

Për më shumë ndiqeni videon

Koha