Pellini
LAJMESHQIPËRI

Ademi: Lejoni të hyjnë në kufi vëllezërit nga Shqipëria

Pasi u ndaluan nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut të një autobusi nga Shqipëria me studentë shqiptarë për të kaluar kufirin, kanë reaguar edhe organizatorët e protestës në Shkup, shkruan Mitropol.

Njëri prej organizatorëve, Mevlan Ademi u ka kërkuar që studentëve shqiptarë menjëherë t’u lejohet qakullimi në pikën kufitare.

London

“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë. Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme!”, ka theksuar Ademi.

Protesta  e studentëve shqiptarë në Shkup do të mbahet nga ora 16:30 ,dhe në të pritet të marrin pjesë studentë e qytetarë të shumtë nga Kosova e Shqipëria.

Weelnes