
Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në një fshat të Skenderajt, shkruan Mitropol.
Sipas komunikatës së Policisë, rreth orës 13:00 është pranuar informacioni se një person dyshohej të ishte pa shenja jete afër vendbanimit të tij.
Pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe ekipi emergjent i QKMF-së në Skenderaj.
Mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë kompetente hetimore, ndërsa me autorizim të prokurorit kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, një burrë 56-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas rrethanave të konstatuara deri në këtë fazë, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.








