Vdekja e punëtorit në Vushtrri, intervistohen nga policia pronari i kompanisë dhe një punëtor përgjegjës

Pronari i kompanisë Premium Building bashkë me një punëtor përgjegjës janë duke u intervistuar si të dyshuar për rastin e vdekjes së punëtorit në Vushtrri.
Punëtori 31-vjeçar humbi jetën sot në rrugën “Bedri Pejani” pasi ra nga skelet duke mos u mbijetuar plagëve.
Po ashtu, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nënkontraktori i kompanisë Premium Building për veprën penale “Asgjësimi dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358.








