Pellini
02LAJME

Theu derën e një banese dhe u fut brenda, Policia arreston serbin në Veri, e gjetën duke u fshehur në tavan

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet se ka dëmtuar derën e një banese dhe më pas është fshehur në kulmin e objektit, njofton Mitropol.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 21 majit 2026, rreth orës 22:30, në rrugën “Mbreti Petër” në Mitrovicë të Veriut.

Tripika

Policia ka bërë të ditur se fillimisht kishte pranuar informacion për thyerjen e derës së një banese, ndërsa pas daljes në vendin e ngjarjes dhe kontrollit të objektit, zyrtarët policorë kanë arritur ta gjejnë personin e dyshuar të fshehur në tavanin e ndërtesës.

I dyshuari është identifikuar me inicialet D.G., i lindur në vitin 1992, dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas testimeve të kryera nga organet kompetente, ka rezultuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e incidentit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Pas procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Mitropol/

Premium Store