Active 2
02LAJME

Arrestohen dy persona për veprat penale kanosje dhe posedim të paautorizuar të armëve, konfiskohen dy armë, Prokurori i liron

Policia në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndara kanë arrestuar dy persona si shkak i raportimeve për veprën penale të kanosjes, njofton Mitropol.

Në rastin e parë, me autorizim të prokurorit është kontrolluar lokacioni i të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

London

Në rastin e dytë, pas raportimit të ankuesit se ishte kanosur nga një person, policia kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar në rrugën “Evlia Qelebia”, ku tek ai është gjetur një armë e llojit pistoletë e cila është konfiskuar.

Pas intervistimit dhe procedurave tjera të nevojshme, janë iniciuar rastet penale “Kanosje” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa me udhëzim të prokurorit personat janë liruar dhe të dy rastet vazhdojnë në procedurë të rregullt./Mitropol/

Premium Store