Medi
02KOSOVËLAJME

Hamza alarmon për gjendjen në shëndetësi, qytetarët po paguajnë koston e krizës

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kosova po përballet me një krizë të thellë që, sipas tij, po ndikon drejtpërdrejt në sistemin shëndetësor dhe në mirëqenien e qytetarëve, shkruan Mitropol.

Hamza tha se familjet po detyrohen të përballojnë shpenzime të larta nga buxheti i tyre për shërbime shëndetësore, ndërsa profesionistët e sektorit nuk po marrin mbështetjen dhe vlerësimin që meritojnë.

Dukato 1

Ai theksoi se mjekët dhe stafi shëndetësor duhet të kenë paga më dinjitoze, kushte më të mira pune dhe trajtim më të respektueshëm nga institucionet.

Gjatë një takimi me profesionistë të shëndetësisë, Hamza tha se është diskutuar për nevojën e reformave urgjente në këtë sektor, përfshirë rritjen e investimeve dhe ndërtimin e një sistemi më funksional në shërbim të qytetarëve.

“Më 7 qershor, bashkë do t’i themi stop krizës dhe do ta ndryshojmë edhe shëndetësinë, edhe Kosovën”, deklaroi Hamza.

Pellini