Active 2
02KOSOVËLAJME

Shefi i EULEX’it pret në Mitrovicë diplomatët e vendeve të BE’së dhe Sveçlën: U diskutua për kontributin e vlefshëm të misionit

Shefi i EULEX’it, Antero Lopes, ka pritur sot për takim në qendrën e këtij misioni në Mitrovicë, një delegacion të përfaqësive diplomatike të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në njoftim shtohet se, pjesëmarrësit kanë biseduar rreth kontributit të Njësisë Policore të Formuar të EULEX-it në stabilitetin e Kosovës, përmes kapaciteteve për menaxhimin e turmave dhe trazirave, të ofruara në mbështetje të Policisë së Kosovës.

Dukato 1

Postimi:

Ishte kënaqësi që sot, në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë, të mirëprisnim një delegacion të përfaqësive diplomatike të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Të mirëpritur nga shefi i Misionit të EULEX-it, Antero Lopes, pjesëmarrësit zhvilluan një bisedë të frytshme rreth kontributit të vlefshëm të Njësisë Policore të Formuar 🇵🇱 të EULEX-it në stabilitetin e Kosovës, përmes kapaciteteve për menaxhimin e turmave dhe trazirave, të ofruara në mbështetje të Policisë së Kosovës, në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe në të mirë të të gjitha komuniteteve.
Dukato 1