Medi
02LAJME

“Pse e qite foton?” – burri e ther me thikë ish-gruan pas postimit në rrjete sociale, arrestohet në Vushtrri

Një konflikt që dyshohet se nisi për shkak të një fotografie të publikuar në rrjete sociale ka përfunduar me therje dhe arrestim në Vushtrri.

Bëhet e ditur se një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e qytetit pasi kishte marrë plagë në krahun e majtë nga një mjet i mprehtë.

Premium Store

Sipas deklarimit të viktimës S. H, i dyshuari për sulmin është ish-bashkëshorti i saj, N. H.

Sinjali mëson se motiv i incidentit dyshohet të ketë qenë një fotografi që viktima kishte publikuar në rrjete sociale, çka kishte nxitur konfliktin mes tyre.

Pas trajtimit fillestar në Vushtrri, viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Ndërkohë, Policia ka shoqëruar të dyshuarin në Stacionin Policor në Vushtrri, ku është intervistuar nga hetuesit.

Mjeti i mprehtë që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar nga Policia.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Active 1