Medi
02KOSOVËLAJME

Abdixhiku premton investime kapitale për të frenuar largimin e të rinjve nga Kosova

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ndalja e largimit të të rinjve duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të institucioneve të vendit, shkruan Mitropol.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në kuadër të formatit “Hajde Folim”, Abdixhiku u pyet për masat që do të ndërmerrte në rast se merr drejtimin e qeverisë, përballë fenomenit të largimit të të rinjve nga Kosova.

Dukato 1

Ai tha se humbja e rinisë përbën një nga sfidat më serioze për vendin, duke theksuar se nevojiten veprime të shpejta dhe investime të mëdha për të krijuar mundësi të reja zhvillimi.

Sipas Abdixhikut, Kosova ka nevojë për investime kapitale në përmasa që, sipas tij, nuk janë parë në 27 vitet e fundit. Ai u shpreh se ekziston potencial për investime në pothuajse çdo sektor, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe perspektivës për të rinjtë.

“Në momentin kur humbim të rinjtë tanë, pasurinë më të madhe kombëtare që e kemi, kemi dështuar si komb. Duhet të veprojmë shpejt dhe kjo nënkupton investime kapitale që Kosova nuk i ka parë tash e 27 vite. Kemi shumë punë dhe shumë sektorë ku mund të investohet”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se zhvillimi ekonomik dhe rritja e investimeve publike mbeten ndër mekanizmat kryesorë për të parandaluar largimin e të rinjve dhe për të ndërtuar më shumë mundësi brenda vendit.

VIDEO

Koha