Pellini
02KOSOVËLAJME

Haxhiu: Zenel Ujkani mbetet simbol i sakrificës për lirinë e atdheut

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, me numër 109, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të Zenel Ujkanit në fshatin Syriganë, shkruan Mitropol.

Haxhiu tha se Zenel Ujkani, bashkëluftëtar i Azem Galicës, ishte një nga atdhetarët që ia kushtoi jetën lirisë së vendit dhe mbetet pjesë e rëndësishme e historisë kombëtare.

Active 1

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura, deputetë, përfaqësues institucionalë, familjarë dhe qytetarë.

“Zenel Ujkani i përkiste brezit të atdhetarëve që nuk kursyen asgjë përballë pushtuesit. Vepra e tij dëshmon se liria që gëzojmë sot është ndërtuar mbi qëndresën, guximin dhe sakrificën e bijve më të mirë të këtij vendi”, ka deklaruar Haxhiu.

Ai shtoi se pllaka përkujtimore e vendosur në Syriganë është një mesazh për brezat e rinj që të mos harrojnë sakrificën e atyre që luftuan për lirinë, identitetin dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

Weelnes