Paralajmërimet për zvogëlimin e trupave të KFOR-it, Gjermania: Do ta vazhdojmë angazhimin në Kosovë

Pas paralajmërimeve për zvogëlimin e trupave të NATO-s në Kosovë, është përgjigjur një prej shteteve më të fuqishme evropiane, Gjermania.Të premten e javës së kaluar nga selia ushtarake e NATO-s kanë paralajmëruar mundësinë e zvogëlimit të forcës së saj të sigurisë në Kosovë, duke tërhequr disa trupa dhe pajisje.
Në një përgigje për Klankosova, autoritetet gjermane kanë njoftuar se ky shtet nuk po planifikon zvogëlimin e trupave të saj në Kosovë, që operojnë në kuadër të misionit të NATO-s.Sipas përgjigjes, Forcat e Armatosura të Gjermanisë do të vazhdojnë misionin dhe angazhimin e tyre në Kosovë.
“Bundeswehr do të vazhdojë angazhimin e saj në Kosovë.”, ka thënë shkurt një zëdhënës i Komandës së Forcave të Armatosura të Gjermanisë.Gjithashtu, para pak ditësh, edhe Bundestagu gjerman kishte votuar për vazhdimin e misionit të saj në KFOR.
Ndryshe, të premten e 12 qershorit, është raportuar se meqenëse situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht e qëndrueshme, NATO do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë dhe do të përshtatë gradualisht numrin aktual të trupave të saj gjatë vitit të ardhshëm.Kështu kishte deklaruar gjenerali i Forcave Ajrore të ShBA-së, Alexus G. Grynkeëich, Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR).








