
Rruga që dërgon për tek tregu i Mitrovicës ka kohë që është shndërruar në mini-deponi mbeturinash, shkruan Mitropol.
Mbeturinat e shumta e kanë mbuluar tërësisht këtë rrugë të gjatë, pasi tregtarët pas kryerjes së shitjes në ditën e shtunë po i lënë mbetjet e tyre aty.
E sot, punëtorët e palodhshëm të “Unitetit” kanë pastruar këtë rrugë bashkë me trotuaret përreth.
Ndryshe, Mitrovica është shpallur si qyteti më i pastër në Kosovë, për çka ka fituar edhe një grant prej mijëra eurosh./Mitropol/









