Aquapark 1
02LAJME

Edhe pse e kishte të ndaluar nga shteti, burri nga Mitrovica kontakton sërish bashkëshorten – Policia vihet në lëvizje

Një rast i mosrespektimit të urdhrit mbrojtës të lëshuar nga gjykata është raportuar pasditen e së martës në Mitrovicën e Veriut, njofton Mitropol.

Sipas autoriteteve, më 30 qershor 2026, rreth orës 17:00, burri i dyshuar dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës në fuqi, duke i dërguar sërish mesazhe përmes telefonit bashkëshortes.

Weelnes

Pas raportimit të rastit, të dyja palët janë intervistuar nga organet kompetente. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave ligjore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, i cili është iniciuar si “Mospërfillje e gjykatës”./Mitropol/

Koha