Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Kapet në rrenë “Koha”, Abdixhiku: Kam ndërprerë angazhimet për formimin e institucioneve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përgënjeshtruar Koha.net të cilët raportuan se është arritur koalicioni VV-LDK. Ai përmes një video ka thënë se “ka ndërprerë angazhimin për formimin e insitucioneve”, kjo pas deponimit të nënshkrimeve për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së.

 

Dukato 1

Në një videoadresim, Abdixhiku tha se janë deponuar 148 nënshkrime të delegatëve, të cilat, sipas tij, ende nuk janë verifikuar nga Sekretariati i LDK-së.

Ai bëri të ditur se e ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm që të fillojë menjëherë procedurat dhe që, pas verifikimit të nënshkrimeve, të caktohen data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit.

“Nuk do t’i shmangem asnjë procesi demokratik. Nuk do t’i iki asnjë vote dhe nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës”, tha Abdixhiku.

Sipas Statutit të LDK-së, Kuvendi mund të thirret me kërkesën e një të tretës së delegatëve. Partia ka 355 delegatë dhe për nisjen e procedurës nevojiten 118 nënshkrime.

Pezullon bisedimet për institucionet

Abdixhiku tha se, për shkak të vënies në diskutim të mandatit të tij brenda partisë, nuk mund të vazhdojë të negociojë në emër të LDK-së.

“Nuk do të ishte as serioze dhe as e përgjegjshme që unë të vazhdoja të negocioja në emër të LDK-së, ndërkohë që mandati im për ta udhëhequr dhe për ta përfaqësuar atë është vënë në diskutim”, tha ai.

Në të njëjtën mbrëmje me videoadresimin e Abdixhikut, KOHA raportoi, duke u mbështetur në burime të paidentifikuara, se LVV-ja dhe LDK-ja kishin arritur një pajtim në parim për koalicion dhe ndarjen e disa pozitave institucionale. Megjithatë, raportimi i medumit rezultoi i pasaktë.

Tri degë kërkuan dorëheqjen

Nisma për Kuvend të jashtëzakonshëm pason kërkesat publike të disa degësve të LDK-së.

Më herët, këto degë kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut, duke e lidhur atë me përgjegjësinë politike për rezultatet zgjedhore dhe me nevojën për ndryshime në udhëheqjen e partisë.

Abdixhiku i kishte kundërshtuar atëherë kërkesat dhe u kishte kërkuar dorëheqje “morale” drejtuesve të degëve në Pejë dhe Lipjan, duke i fajësuar ata për rezultatin e dobët të LDK-së në komunat që drejtojnë.

Në adresimin e fundit, Abdixhiku deklaroi se nisma vjen vetëm pak muaj pas Kuvendit të 31 janarit, kur ai i mbijetoi një votëbesimi dhe vazhdoi mandatin si kryetar.

Abdixhiku përmendi edhe “nxitje të jashtme” që, sipas tij, qëndrojnë prapa tensioneve, por nuk përmendi persona, parti apo grupe konkrete.

“Nxitjet e jashtme do të veniten shpejt dhe mbesim sërish ne – vetëm ne. Kjo shtëpi nuk definohet nga ata që projektuan shuarjen e saj e që, në çdo çarje minimale, projektojnë përçarje maksimale”, tha ai ndër tjera.

Active 1