Medi
02KOSOVËLAJME

“LDK ka nevojë për reflektim”; “nuk do të iki”: Pas dorëzimit të nënshkrimeve për Kuvend, dy krahët e LDK-së qartësojnë qëndrimet

Pas dorëzimit të nënshkrimeve në parti për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për shkarkimin e kryetarit, dy grupet në LDK kanë qartësuar qëndrimet karshi kësaj iniciative.

Të dy krahët kanë bërë më dije se nuk do të dorëzohen në synimet e tyre.

Premium Store

Mbështetësit e nënshkrimeve që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikun kanë bërë me dije se kjo parti ka nevojë për reflektim të thellë.

Ata kanë vlerësuar se LDK-ja është vullnet i anëtarësisë së saj, kurse grupi i Lumir Abdixhikut ka drejtuar kritika të ashpra ndaj të pakënaqurve.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar se askush nuk është mbi anëtarësinë e LDK-së.

Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve. Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.

Edhe deputeti tjetër i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë me dije se ngritjen e çështjes së votëbesimit është ushtrim i demokracisë së brendshme dhe i përgjegjësisë politike.

LDK është një ideal, një histori dhe një përgjegjësi ndaj Kosovës. Kërkesa për mbledhjen e Kuvendit të LDK-së dhe ngritjen e çështjes së votëbesimit është ushtrim i demokracisë së brendshme dhe i përgjegjësisë politike. Pas tri proceseve zgjedhore, mesazhi i elektoratit është i qartë: LDK ka nevojë për reflektim, vendimmarrje dhe vizion për rikthimin e saj si forcë udhëheqëse në Kosovë”, ka shkruar ai, duke shtuar se një gjë e tillë është një kërkesë standarde për llogaridhënie.

Kjo nuk është betejë kundër një individi, por kërkesë për një standard më të lartë politik, për llogaridhënie dhe për një LDK më të fortë. Kuvendi është vendi ku vendos demokracia. Aty duhet të përcaktohet drejtimi i LDK-së, me guxim, përgjegjësi dhe vizion. Për një LDK që bashkon, udhëheq dhe fiton përsëri”, ka shkruar ai.

Pas dorëzimit të nënshkrimeve, ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Përmes një vide-mesazhi, ajo ka bërë me dije se nuk e ka ndermen të jap dorëheqje.

ai ka treguar se për shkak të kësaj nisme ka ndërprerë përkohësisht procesin e negociatave politike.

Për shkak të kësaj nisme, më duhet t’ju njoftoj se detyrohem t’i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, në rrethanat e krijuara nuk do të ishte serioze dhe as e përgjegjshme të negocionte në emër të LDK-së.

Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme, nuk do të ishte serioze e as e përgjegjshme të negocioja në emër të LDK-së, pasi mandati im për të udhëhequr me të është vënë në diskutim brenda shtëpisë sime”, është shprehur ai.

I pari i LDK-së ka drejtuar kritika ndaj atyre që po ia kërkojnë dorëheqjen.

Ndjej keqardhje që vëmendjen duhet ta kthej nga vetja në një betejë që mund të na dëmtojë në mënyrë të pariparueshme nga brenda dhe ta lërë Kosovën pa institucione, madje potencialisht përballë zgjedhjeve të reja në vjeshtë”, ka thënë Abdixhiku, duke vazhduar kritiken ndaj bashkëpartiakeve të tij.

“Le ta marrin, fundja, por kanë mundur ta bëjnë me më shumë kujdes. Ky popull do të veprojë. Kjo shtëpi nuk definohet nga ata që e projektuan shuarjen e saj dhe që në çdo çarje minimale projektojnë përçarje maksimale. Kjo shtëpi ndërtohet vetëm nga anëtarësia e saj”, ka thekuar ai.

Abdixhiku ka vlerësuar se nuk do t`i ik kësaj sfide.

Nuk e kam kërkuar këtë betejë, por nuk do të iki. Asnjë pozitë nuk është më e madhe se besimi i njerëzve dhe asnjë prej neve nuk është më i madh se LDK-ja”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sot në parti është mbledhur grupi i Abdixhikun. Në këtë mbledhje, ku është diskutuar për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ka marrë pjesë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani.

Ende nuk dihet se kur do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshme i LDK-së.

Koha