
Një aksident i rëndë trafiku me dy viktima ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:53, më 19 gusht 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.
Në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe një pasagjer. Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.
Viktimat janë dy meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim me prokurorin kompetent, po heton rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti tragjik.








