Premium Store
02KOSOVËLAJME

Ekskluzive: Pas raportimit të “Mitropol”, Policia nis hetimet për rastin e 12-vjeçares: Shoqërohen në stacion e dyshuara, viktima dhe dëshmitarja

Pas raportimit të “Mitropol” për rastin e 12-vjeçares që dyshohet se është sulmuar fizikisht në Mitrovicë, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin.

Njësia e Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut ka kontaktuar redaksinë e “Mitropol” pas publikimit të rastit, me qëllim sigurimin e detajeve dhe informatave që mund të ndihmojnë në ndriçimin e plotë të ngjarjes.

Medi

Pas veprimeve hetuese të ndërmarra, Policia ka konfirmuar ekskluzivisht për “Mitropol” se ka shoqëruar në stacionin policor palën e dyshuar, palën viktimë, si dhe një dëshmitare të rastit.

Të tri palët, sipas Policisë, aktualisht janë duke u intervistuar në stacionin policor në kuadër të procedurave hetimore.

Rasti ka të bëjë me ngjarjen e raportuar më 21 gusht 2026, rreth orës 20:00, në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, tek parku i qytetit në Mitrovicë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një vajzë rreth 18-vjeçare.

“Mitropol” raportoi më herët se ngjarja dyshohet se ishte filmuar, ndërsa videoja më pas dyshohet se iu ishte dërguar edhe një vajze tjetër, e shoqëruar me kërcënim.

Në raportimin fillestar, “Mitropol” kishte theksuar se bëhej fjalë për informacione jozyrtare dhe se rasti nuk ishte konfirmuar nga Policia në atë kohë.

Tashmë, pas kontaktimit të redaksisë nga Njësia e Hetimeve dhe veprimeve të ndërmarra nga Policia, rasti është nën hetim.

Për shkak se në rast janë të përfshira të mitura, “Mitropol” nuk do të publikojë të dhëna identifikuese të personave apo shkollës ku ato ndjekin mësimin.

Hetimet e Policisë pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes, përfshirë sulmin e dyshuar, filmimin e rastit dhe pretendimet për kërcënimin ndaj një vajze tjetër.

VIDEO

Koha