
Tre persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, pasi dyshohet se kishin hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve dytësore, jashtë pikës së vendkalimit kufitar, njofton Mitropol.
Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 21:10, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ndodheshin tre persona.
Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se me veturë kanë kaluar në mënyrë të kundërligjshme nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, duke shfrytëzuar rrugë dytësore dhe duke shmangur pikën zyrtare të vendkalimit kufitar.
Pas konsultimit me prokurorin, tre të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar për të vazhduar procedurën në rregullt.
Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”./Mitropol/








