Active 2
02LAJME

Shtrenjtohet qethja në disa komuna të Kosovës, kryetari i shoqatës së frizerve nga Mitrovica flet për situatën

Trendin e ngritjes së çmimeve si duket po e ndjekin edhe berberët dhe frizerët.

Kohëve të fundit, në disa komuna të vendit është vërenjtur shtrenjtim i çmimeve nga berberët dhe frizerët.

Aurora Group

Një gjë e tillë ka rënë në sy edhe në Prishtinë dhe zonat përreth, ku çmimet për qethje janë ngritur me nga 0.50 cent, 1 euro, e në disa raste edhe më shumë se aq.

Mirëpo në Mitrovicë çmimi për qethje ka mbetur i njëjtë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Frizerëve dhe Berberëve, Rejhan Tuna nga Mitrovica, i cili ka thënë se këto rritje në komunat e tjera po bëhen në mënyrë individuale.

“Ne jemi me seli këtu në Mitrovicë, ku një gjë e tillë nuk është vërenjtur. Ka pasë më herët kërkesa për ngritje të çmimeve, por nuk kanë ndodhur andaj çmimi ka mbetur i njëjtë. Për në Prishtinë nuk kemi ndonjë informacion, do të thotë se rritjet janë bërë individualisht”, ka thënë Tuna për lajmi. net.

Dukato 1