Dukato 2
KOSOVËLAJME

Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Haxhiut

Nënkryetari i Aleancës, Burim Ramadani, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për procedurat e ndjekura për rizgjedhjen e Vlora Spancës në postin e auditores së përgjithshme.

Ai ka thënë se Haxhiu ka propozuar emrin pa hapur fare konkurs.

Active

Në një video të publikuar, Ramadani ka thënë se pret që ndaj Haxhiut Prokuroria Speciale të ngrejë aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Kuvendi një ditë më parë e zgjodhi Spancën për një mandat të ri pesëvjeçar. Në përgjigjen për Ramadanin, në Kuvend, Haxhiu tha se ka shqyrtuar aspektet ligjore dhe më pas ka marrë vendimin.

Auditori i Përgjithshëm emërohet nga Kuvendi me propozim të presidentit. Ai ka mandat pesëvjeçar.

Weelnes