Medi
02KOSOVËLAJME

Ushtarët e FSK-së ngritin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë të fituar nga ushtarakët tanë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026”, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai këtë e ka konsideruar si një tjetër dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Premium Store

Maqedonci gjithashtu njoftoi se pjesëtarët e FSK-së e kanë ngritur flamurin e Kosovës mbi ndërtesën e Ambasadës, në një ceremoni të veçantë ushtarake.

“Sot, kjo arritje u nderua edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ku, nën mikpritjen e Ambasadorit Ilir Kapiti, pjesëtarët tanë ngritën flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e Ambasadës, në një ceremoni të veçantë ushtarake”.

“Kjo arritje është dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve tanë, si dhe e rrugëtimit të vazhdueshëm të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkroi Maqedonci.

Koha