Premium Store
KOSOVËLAJME

Bëhet publike lista me 102 “viktima” në rastin ndaj krerëve të UÇK-së: 53 serbë, 23 shqiptarë dhe 25 emra të redaktuar – Emrat

Lista publike e viktimave në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përfshin gjithsej 102 persona, të ndarë sipas dokumentit në këto kategori: 53 serbë, 25 emra të redaktuar, 23 shqiptarë dhe një rom.

Në dokumentet e bashkëngjitura gjendet lista publike e viktimave të përmendura në këtë rast, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Medi

Sipas pretendimeve të paraqitura në postim, trupi gjykues ka konstatuar se katër ish-krerët nuk kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në asnjë vrasje. Po ashtu, postimi pretendon se akuzat për periudhën pas 20 qershorit 1999 janë rrëzuar.

Në postim thuhet gjithashtu se 12 nga viktimat e përmendura lidhen me raste për të cilat Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj ishin liruar nga Tribunali i Hagës.

Dokumenti, sipas autorit të postimit, është bërë publik në shkurt të vitit 2023.

Premium Store