
Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur në Mitrovicën e Veriut, njofton Mitropol.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të enjten, më 29 tetor, rreth orës 15:32.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar.








