Medi
KOSOVËLAJME

Përparim Rama sot intervistohet nga Prokuroria Speciale, dyshime për korrupsion në projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot do të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Nacionale ka mësuar se ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me projektin e “Arkitektit të Kryeqytetit”.

Active

I pari i Prishtinës, sipas burimeve të gazetës, pritet të paraqitet në prokurori rreth orës 13:00.

Dyshimet kryesore rreth projektit të “Arkitektit të Kryeqytetit” në Prishtinë ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën e lartë të kontratës prej 12 milionë eurosh, si dhe dyshimet për manipulim stafi dhe konflikt interesi.

Ky projekt, i iniciuar nga Komuna e Prishtinës nën udhëheqjen e Përparim Ramës, ka qenë në qendër të kritikave të opozitës dhe opinionit publik.

Intervistimi vije vetëm disa ditë pasi zyrtarë të VV-së kanë paralajmëruar një arrestimin të mundshëm të Ramës.

Ky paralajmërim fillimisht kishte ardhur nga deputeti i VV-së, Egzon Azemi.

“Përparim Rama… tik tak, tik tak…”, kishte shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Paralajmërimi kishte ardhur menjëherë pas ndryshimeve në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale.

Më 2 tetor, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) shkarkoi Isufajn, me gjashtë vota për dhe një kundër.

Drejtimin e përkohshëm ia besoi prokurorit Dren Paca.

Mbledhja ishte e jashtëzakonshme dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, duke nxitur kundërshtime lidhur me transparencën.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte reaguar ndaj paralajmërimeve të zyrtarëve të VV-së.

Ai u kishte bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i cilëson si kërcënime ndaj tij nga deputetë dhe asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

“Kërcënimet ndaj meje nuk janë asgjë e re. Ato vetëm sa janë intensifikuar kohëve të fundit nga deputetë dhe asambleistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët marrin guximin të kërcënojnë në emër të shtetit dhe institucioneve të tij”, kishte shkruar Rama.

Sipas këtij reagimi të tij, LVV në këtë mënyrë po i përdorë institucionet si instrument presioni ndaj kundërshtarëve politikë apo gazetarëve.

“Ku ndodhet drejtësia në këtë vend? Në institucionet e pavarura të Republikës apo në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje?- ka shkruar ndër të tjera Rama.

Premium Store