Medi
02

Serbët e veriut dekorojnë koridoret e banesave për Vitin e Ri me plot kreativitet

Për dallim nga objektet banesore në jug të Mitrovicës, të cilat shpeshherë mbushen plot me mbeturina, serbët në veri po i dekorojnë koridoret e tyre në mënyra shumë kreative, shkruan Mitropol.

Qiraxhibjtë e banesës numër 26 në rrugën Kolashinska bënë diçka të pazakontë e të paparë në Mitrovicë. Ata sollën euforinë e Vitit të Ri dhe e shpërndanë atë në banesën, shkallët dhe korridoret e ndërtesës së tyre.

London

Kjo përpjekje e përbashkët krijuese u iniciua nga qiramarrësja Eleonora Nediç dhe fëmijët e saj dhe shumë shpejt të gjithë banorët e pranuan me entuziazëm këtë ide. Kështu, ata me investime dhe përpjekje të përbashkëta tërhoqën vëmendjen e të gjithë mitrovicasve në veri.

“E gjithë ideja ka ardhur nga fqinja jonë Lore, e cila është shumë kreative. Të gjithë e përkrahëm dhe u përfshimë në realizim, tha për Radion e Mitrovicës, Natasha Vllahoviq, banore e ndërtesës ku ende jetojnë disa njerëz interesantë, të frymëzuar dhe harmonikë, transmeton Mitropol.

Pellini