
Një gyp i ujit duket të ketë shpërthyer buzë magjistrales Vushtrri-Prishtinë, ku edhe po zhvillohen punimet për ndërtimin e rrugës së re.
Nga pamjet e para shihet se uji nga shtypja e lartë është ngritur për disa metra lartë, dhe ende nuk dihet për shkakun e mundshëm të shpërthimit të këtij gypi.
Ky shpërthim duket të ketë ndodhur afër pjesës së magjistrales te kyqja për në fshatin Samadrexhë.








