Premium Store
02KULT'ART

Krenari: Poezia e mitrovicasit Fatlum Sadiku botohet në revistën e njohur greke

Poezia e mitrovicasit Fatlum Sadiku “Homo Faberit” ka gjetur dritën e botimin në një nga magazinat e famshme greke “TEFLON”, revistë kjo e cila ka për fokus kryesor temat politike dhe ato kulturore, shkruan Mitropol.

Lajmin për botimin në revistën greke e ka kumtuar vet autori mitrovicas, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

Dukato 1

Sadiku ka shkruar se edhe zyrtarisht tanimë është një poet i botuar ndërkombëtarisht.

“Homo Faberin e pata shkruar me një frymë në një mjedis pune tejet të ngushtë. Meqë është ridalja ime e tretë jashtë pas 10 përkatësisht 14 viteve, botimin e kësaj poezie ia kushtoi shpirtit të babës që më la sivjet”, shkroi Sadiku mes tjerash.

Kjo poezi ka për tematikë tehuajsimin që njeriut i sjellë nepunësia./Mitropol/

Koha