Vjen njoftimi nga KB TREPÇA: Nuk mund të lejojmë tejkalimin e numrit të shikuesve në palestër

KB Trepça ka njoftuar tifozët e saj se nuk mund të lejoinë tejkalimin e numrit të shikuesve në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë, njofton Mitropol.
Nga Trepça, kanë theksuar se biletat vjetore vlejnë vetëm për një person dhe jo për më shumë.
Postimi nga KB TREPÇA:
❗❗❗Informatë❗❗❗
Ju informomjë se biletat vjetore dhe biletat tjera vlejnë vetëm për një përson.
Me keqardhje, por duke u bazuar në masat e qeverisë, nuk mund të lejojmë tejkalimin e numrit të shikuesve në palestër.








