Aquapark 1
02LAJME

Ankohet studentja mitrovicase: Për shkak të anulimit të konkursit për profesorë po duhet të zëvendesojmë orë vazhdimisht

Një studente e Universitetit “Isa Boletini”, në Mitrovicë është ankuar në lidhje me procesin mësimor në këtë universitet, shkruan Mitropol.

Ajo ka theksuar se UIBM, vazhdimisht po i anulon konkurset për angazhim të profesorëve në lëndë të caktuara, dhe nga kjo situatë po pësojnë studentët.

Aquapark 2

Studentja tha se për faj të këtij procesi, studentët po detyrohen të zëvendësojnë nga 3,4 orë në ditë, gjë që është ngarkesë e madhe psikologjike.

Tutje ajo ka shtuar se tash e dy muaj është hapur konkursi për profesorë, dhe i njejti është anuluar pas dy muajsh pa ndonjë arsye.

Dukato 1