Medi
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: VV përjashton tre asambleistët e saj që morrën pjesë në seancën për zgjedhjen e Vesa Brojës për kryetare të kuvendit komunal

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje dega në Mitrovicë ka marrë vendim të përjashtojë tre asambleistët e saj që morrën pjesë në seancën për zgjedhjen Vesa Brojës për kryetare të kuvendit komunal të Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Eldiana Haziri, Jeton Zeneli dhe Shkurta Shosholli Musa, kishin marrë pjesë në votimin për kryetar të kuvendit komunal të Mitrovicës duke dalë kundër vendimit të partisë për të mos marrë pjesë në seancë.

Active

Ky veprim i tyre ka ndikuar që dega e VV-së në Mitrovicë të marrë vendim për përjashtimin e tyre nga partia.

Kujtojmë se falë pjesëmarrjes së tre asambleistëve nga VV në seancën zgjedhore, Broja u zgjodh kryetare e kuvendit komunal në Mitrovicë./Mitropol/

Weelnes