
Iniciativa “Zgjatma Doren”- Mitrovicë, ka njoftuar se ka nisur kampanjën për tu ndihmuar të varfërve dhe nevojtarëve të qytetit, shkruan Mitropol.
Kjo kampanj e cila titullohet “Jepu shpresë të varfërve”, qëllim kryesor ka që në këto ditë të ftohta t’iu dalim në ndihmë nevojtarëve dhe skamnorëve.
Në kuadër të kësaj kampanje përfshihen tre pako ku qytetarët mund të kontribuojnë:
1. Pako ushqimore 40€
2. Dru për ngrohje 40€
3. Veshmbathje 20€
Nisjen e kësaj kampanje, iniciativa “Zgjatma Doren” e ka bërë përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
“Jepu shpresë të varfërve”
Iniciativa Zgjatma Dorën – Mitrovicë organizon kampanjën humanitare “Jepu shpresë të varfërve” kampanjë e cila synon të ndihmojë fëmijët jetim, familjet e varfëra dhe personat me nevoja të veqanta.
Në këto ditë të ftohta dimri, ju bëjmë apel që të bashkangjiteni kampanjës së bamirësisë dhe t’iu dalim në ndihmë atyre që kanë më së shumti nevojë për ndihmën tonë.
Ju mund të konribuoni duke dhuruar për njërën nga pakot e sygjeruara apo mund të dhuroni 3 nga to.
Pako ushqimore 40€
Dru për ngrohje 40€
Veshmbathje 20€
Për kontributet tuaja mund të kontaktoni 049-132-112, në faqen tonë apo edhe përmes Western Union, Ria etj.
E themeluar për të ofruar lehtësim për komunitetet e margjinalizuara dhe të paprivilegjuara.








