Dukato 2
02LAJME

Asambleisti i VV-së në Vushtrri përqeshë drejtorët e Ferit Idirizit, e quan të paaftë edhe kunatën e vet

Asambleisti Refik Maloku i cili vie nga radhët e VV-së në Vushtrri ka përqeshur publikisht drejtorët e emëruar nga Ferit Idrizi, shkruan Mitropol.

Ai ka thënë se një drejtor duhet që së paku të jetë profesionalisht në nivel, të ketë aftësi menaxheriale, të ketë fuqi politike brenda partisë përkatëse, të jetë personalitet i respektuar në shoqëri, të ketë guxim qytetar për vendime dhe të ketë vizion për lëmenjtë përkatës, mirëpo sipas tij, në listën e Idrizit nuk ka asnjë që i plotëson së paku 3 nga këto cilësi.

Dukato 1

“Janë shumë pak profesionist të lëmenjve, edhe më pak të tillë me përvojë menaxheriale. Për fuqi politike mos të flasim, asnjëri prej tyre nuk përfaqëson në vetvete ndonjë faktor politik me ndikim”, ka shkruar Maloku.

Por diçka tjetër që bie në sy është fakti se edhe kunata e tij, Miradije Neziri Maloku nga PDK u emërua si drejtoreshë e Arsimit në ekzekutivin e Ferit Idrizit.

Tërthorazi, asamblesiti Refik Maloku i tha publikisht edhe kunatës së tij të mos mërzitet, pasi për punët në drejtorinë që do e udhëheqë as nuk do e pyet askush, e as nuk do kërkojë përgjegjësi nga ajo./Mitropol/

Postimi i plotë i Malokut:

Drejtorët e “fortë” të Ferit Idrizit

E paska përfunduar listën e drejtorëve, kryetari Ferit Idrizi.
Ka shumë fjalë, mospajtime, aprovime dhe gjykime të llojeve të ndryshme, që janë normale në raste të tilla.

Për mendimin tim, një drejtor duhet të ketë së paku disa prej këtyre cilësive:
Të jetë profesionalisht në nivel, të ketë aftësi menaxheriale, të ketë fuqi politike brenda partisë përkatëse, të jetë personalitet i respektuar në shoqëri, të ketë guxim qytetar për vendime dhe të ketë vizion për lëmenjtë përkatës.

Në listën e Kryetarit, nuk shoh asnjë që i plotëson së paku 3 nga këto cilësi. Janë shumë pak profesionist të lëmenjve, edhe më pak të tillë me përvojë menaxheriale. Për fuqi politike mos të flasim, asnjëri prej tyre nuk përfaqëson në vetvete ndonjë faktor politik me ndikim.
Pse Feriti (PDK-ja) nuk zgjodhi drejtorë më kompetent në drejtoritë përkatëse?

Nuk është Feriti aq naiv, e aq më pak PDK-ja.
Të gjithë e dimë se gjatë gjithë këtyre viteve, PDK-ja, militantët e vet i ka punësuar dhe i ka avancuar nëpër institucione të ndryshme, në nivel shteti dhe komunash. Njësoj ka vepruar edhe në komunën tonë, ku shumica e punëtorëve, e gati të gjithë shefat e sektorëve janë nga PDK-ja.

Prandaj Feriti (PDK-ja), nuk do të qeveris me drejtorë, por me shefa të sektorëve. Ata do të jenë drejtorët realë në komunë.
Ju të emëruarit, ta gëzoni titullin “Drejtor”, por mos u shqetësoni shumë, as nuk do t´ju pyes kush, e as nuk do të kërkojë përgjegjësi nga ju.

P.S. Nëse ndonjëri nga ju nuk e ka kuptuar ende se cilin e ka drejtor, më shkruani në inbox.

Premium Store